Vuçiqi bën si i interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar, nuk ia arriti

by Nexhat

Në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksansder Vucic. Sipas tij, Kosova ka bërë gjithçka për ta akuzuar Beogradin zyrtar për vrasjen e Ivanoviqit, megjithatë thotë se “nuk i ka arritur”.

Vuçiq duke improvizuar si i interesuar për zbardhjen e vrasjes, ka thënë se është i bindur që kjo vrasje do të hetohet plotësisht, meqë s’ka krime të përsosura dhe se asgjë s’mund të fshihet.

banner

“Më vjen keq që nuk na dhanë ekspertizën mjeko-ligjore që kërkuam nga të huajt, në mënyrë që të mund të jepnim prova për të gjitha përfundimet që arritëm, si u organizua dhe pse u organizua”, ka thënë Vuçiq për Tv Pink.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy