City nuk ndalet: tjetër transferim i madh në Premier League

by Nexhat

Marc Guéhi është lojtar i ri i Manchester Cityt. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas raportimeve, Manchester City ka arritur marrëveshje totale me Crystal Palace, me ofertën zyrtare që është pranuar pak momente më parë. Shuma e transferimit pritet të jetë rreth 20 milionë paund.

banner

Mbrojtësi anglez ka pranuar tashmë kalimin te ekipi i Cityt, ndërsa gjithçka është gati për hapat e fundit formalë, përfshirë testet mjekësore dhe firmosjen e kontratës.

Guéhi shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të skuadrës së Pep Guardiolës, falë cilësive të tij fizike, lidershipit dhe eksperiencës në Premier League.

Një tjetër goditje e madhe në merkato për Manchester Cityn, që vazhdon të forcojë skuadrën për sfidat e sezonit të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy