Hesape të paqëruara me Dritën, lajmërohet Avdyli i Celjes

by Nexhat

Lojtari kosovar i Celjes, Milot Avdyli, ka thënë se i ka hesapet e pa qëruar me Dritën nga e cila ishte mposhtur kur luante me Trepçën.

Kampionit kosovar i ka rënë të luajë me klubin slloven në kuadër të Ligës së Konferencës.

banner

“Kam dashur që të luaj ndaj Dritës në fazën e ligës dhe dëshira ime tashmë është bërë realitet. Ndeshja do të jetë e veçantë sepse do të ballafaqohem me një klub nga vendlindja. Kam disa punë të pakryera me Dritën, sepse kam luajtur dy herë ndaj tyre sa isha lojtar i Trepçës dhe kam humbur në të dyja rastet”, ka deklaruar Avdyli.

“Jam i sigurt se këtë herë do të jetë ndryshe. I njoh shumicën e lojtarëve të Dritës, i kam ndjekur edhe ndeshjet e tyre në Evropë, kanë cilësi, por janë padyshim skuadër që mund të mundet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy