Trajneri i Kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, po shqyrton mundësinë e rikthimit të Marco Verratti në ekipin A të Italisë.
Mesfushori me përvojë dhe talent i madh mund të luajë një rol kyç gjatë play-off-it për Botërorin 2026, që zhvillohet në mars.
Gattuso madje vizitoi Verratti këtë javë në Katar, ku mesfushori po vazhdon aktivitetin e tij, për të diskutuar një rikthim të mundshëm në kombëtare.
Rikthimi i Verratti mund të jetë një goditje e madhe për Italinë, duke i shtuar përvojë dhe kreativitet në mesfushë për ndeshjet vendimtare të kualifikimit për Botërorin.

