Sulm ndaj policëve brenda stacionit në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

by engel

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ndërsa rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, pas incidentit dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

banner

Për shkak të lëndimeve të marra, njëri nga zyrtarët është dërguar më pas në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy