Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete, Kosova me fushatë në pika kufitare e Aeroport

by informim peje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas ministrisë, kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.

banner

Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy