Ferat Shala: Sot ka rënë njësia B2 në KEK, 250 MWH energji elektrike janë larguar nga sistemi, padyshim çmimet do të rriten

by Nexhat

Ferat Shala nga PDK ka thënë se sot ka rënë njësi B2 në KEK dhe sipas tij mbi 250 MWh energji elektrike janë larguar nga sistemi pa asnjë paralajmërim. 

“Kjo nuk është më një ngjarje e rastësishme, por pasojë e mirëmbajtjes së dobët, menaxhimit të dobët dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.”

banner

Ai ka shtuar se çmimet do të rriten.

Çdo rënie e njësive krijon krizë në treg, aq më tepër kur kemi rënie të paplanifikuara, si kjo e sotmja, të cilat rrisin çmimet dhe u japin tregtarëve hapësirë të diktojnë kushtet, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat. Institucionet heshtin, investimet nuk japin rezultat dhe siguria energjetike po dobësohet.  Pa reforma serioze dhe llogaridhënie, krizat do të vazhdojnë dhe çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët, padyshim, do të rriten.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy