Spalleti nuk i kursen kritikat ndaj Zhegrovës pas humbjes nga Cagliari

by Nexhat

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Edon Zhegrovës, pas humbjes së papritur që “Zonja e Vjetër” pësoi të shtunën në udhëtim ndaj Cagliarit.

Juventusi u mposht 1:0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, duke pësuar humbjen e parë në vitin 2026. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të, ndërsa menjëherë pas tij trajneri Spalletti reagoi me zëvendësime në repartin ofensiv.

banner

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 66-të, por nuk arriti të ndikojë në lojën e Juventusit, çka solli edhe kritika nga trajneri dhe nga media italiane.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Spalletti ka shprehur pakënaqësi për paraqitjen e Zhegrovës dhe të Francisco Conceiçaos, duke vlerësuar se ata nuk qëndruan në pozicionet ku mund të ishin më të rrezikshëm.

“Në pjesën e dytë aktivizuam të gjithë lojtarët ofensivë që kishim në dispozicion, por ndikimi nuk ishte ai që pritej. Conceiçao dhe Zhegrova u tërhoqën nga zonat vendimtare. Duhet të jemi më të saktë në role dhe pozicione për të krijuar më shumë rrezik”, ka deklaruar Spalletti, duke shtuar se skuadrës i mungoi vendosmëria për të shfrytëzuar momentet kyçe.

Ai theksoi se, pavarësisht humbjes, Juventusi e mbajti ritmin e lojës dhe kontrolloi kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Zhegrova ka zhvilluar deri më tani dhjetë ndeshje në Serie A dhe vazhdon të jetë në pritje të golit ose asistimit të parë, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues.

“Tuttosport” e ka vlerësuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës me notën 5, duke shkruar se ai është “lojtar që mund ta ndryshojë ritmin e ndeshjes, por që shpesh përfundon në një rol neutral, me paqartësi në lojë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy