Talenti shqiptar shkruan hapin e parë në Serie A, debuton me Genoan

by Nexhat

Joi Nuredini po konfirmohet si një nga sulmuesit më premtues shqiptarë të brezit të ri. Futbollisti 18-vjeçar ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke debutuar me ekipin e parë të Genoas në Serie A, në përballjen ndaj Parmës.

Edhe pse u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, prania e tij në fushë përfaqëson një hap të madh për të riun shqiptar dhe një shpërblim për punën e bërë në akademinë e klubit italian.

banner

Nuredini ka qenë protagonist me skuadrën Primavera të Genoas, ku ka regjistruar 40 paraqitje dhe 13 gola, statistika që e kanë futur në radarët e stafit teknik të ekipit të parë.

Debutimi në elitën e futbollit italian shihet si fillimi i një rruge premtuese për sulmuesin shqiptar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy