KQZ: Rinumërohen më shumë se gjysma e votave nga 914 vendvotime, sot përfundon procesi në Prizren

by Nexhat

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

KQZ tha se janë numëruar tashmë mbi gjysma e votave në 914 vendvotimet.

banner

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 56% apo 509 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72)”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 19 komuna.

KQZ thotë se “gjatë ditës së sotme do të përfundojë në komunën e Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy