Senegali është shpallur kampion i Afrikës pas fitores monumentale në finale ndaj nikoqirit, Marokut, me rezultat minimal 1-0.
Një penalti u akordua në dëm të tyre minutën e tetë shtesë të pjesës së dytë.
Gjysma e skuadrës senegaleze, të revoltuar, deshën ta braktisin ndeshjen por u bindën të kthehen në fushë.
Një gol i Brahim Diazit në minutën e 114-të do të thoshte triumf për marokenët por ai gjuajti me panenkë dhe Edouard Mendy e priti pa pikë problemi.
Në periudhën shtesë, Pape Guye shënoi golin e fitores për Senegalin duke thyer zemrat e marokenëve vendës.

