Stafi i tij thotë se po i bën “përgatitjet e fundit” për agjendën në Davos, Kurti ka disa aktivitete atje

by Nexhat

Kosova, sivjet për herë të dytë, do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”.

Faqja zyrtare “House of Kosova” në rrjetin “X”, njofton se për këtë ngjarje “janë duke u bërë përgatitjet e fundit”.

banner

“Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar, ndërsa po i japim dorën e fundit hapjes së Shtëpisë së Kosovës në Davos”, thuhet në postim.

Pjesë e këtyre përgatitjeve janë këshilltarët e Kurtit, ndërkohë që nuk dihet nëse i njëjti ka udhëtuar drejt Davosit, ku mbahet forumi nga 19-23 janar.

Final preparations underway as we put the finishing touches in place ahead of the opening of House of Kosova in Davos. pic.twitter.com/MIwicOMhF0— House of Kosova (@houseofkosova_) January 18, 2026

Ndërsa, në një tjetër postim të tyre, bëhet e ditur se në panelin për “Demokracinë, Sigurinë dhe Qeverisjen në një Epokë të Re” do të jetë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy