Hamza: I domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, institucionet të veprojnë menjëherë

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë në të gjithë vendin, pas mospërputhjeve të mëdha në rezultatet e kandidatëve për deputetë nga rinumërimi i pjesshëm.

Ai tha se rinumërimi i plotë është “i domosdoshëm”.

banner

“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, shtoi ai.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve ka nxjerrë dallime prej qindra deri në mijëra vota për kandidatët brenda subjekteve politike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy