Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit të rëndë hekurudhor në jug të Spanjës, ku humbën jetën të paktën 39 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
Presidentja ka theksuar se institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me qytetarët e Spanjës në këtë tragjedi.
“Lajme zemërthyese nga jugu i Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor që mori shumë jetë dhe la shumë të tjerë të plagosur. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe urimet për shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë,” ka shkruar Osmani.

