U padit nga KEK-u, Ymeri: Akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti

by Nexhat

KEK-u ka njoftuar që ka parashtruar një padi ndaj Janina Ymerit të LDK-së, duke pretenduar se kjo për t’u mbrojtur nga propaganda.

Ymeri ka thënë se kjo padi nuk do ta hesht, por ajo ka thnëë se deri tash nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga Gjykata.

banner

Ajo ka thënë se duke marrë parasysh që KEK është një ndërmarrje e menaxhuar nga të emëruar politikë, kjo padi është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti dhe sejmenet e tij në KEK.

Postimi i plotë i Ymerit:

Padia e KEK-ut dhe pse nuk do të hesht:

1. Fillimisht, dua të sqaroj pozicionin tim nga aspekti ligjor. Deri më sot, unë nuk kam pranuar asnjë njoftim zyrtar apo ftesë nga Gjykata. Derisa të njoftohem formalisht siç e parasheh Ligji, do të përmbahem nga përgjigjet formale juridike. Megjithatë, kjo padi tashmë është bërë publike për të më frikësuar, ndaj e ndjej të obligueshme të përgjigjem publikisht.

2. Sipas LIGJIT NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES, Neni 5.4, autoritetet publike ndalohen shprehimisht të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje. KEK-u është 100% shtetëror. Juristët e KEK-ut e dinë (ose duhet ta kenë ditur) këtë, por e kanë dorëzuar padinë vetëm për tendencë frikësimi dhe përndjekjeje – gjë që dëshmohet edhe nga publikimi i qëllimshëm i adresës sime të banimit qe është shkelje flagrante e LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

3. Duke marrë parasysh që KEK është një ndërmarrje e menaxhuar nga të emëruar politikë, kjo padi është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti dhe sejmenet e tij në KEK.

4. Analizat e mia gjithmonë janë bazuar në fakte që mund të vërtetohen publikisht, por fatkeqësisht edhe të përjetohen në lëkurë (terr dhe shtrenjtimi i rrymës). Po flasim për një korporatë, ish-Kryeshefi i së cilës, Nagip Krasniqi, aktualisht po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po flasim për “dështime teknike” të çuditshme që ndodhin pikërisht kur çmimet e importit janë në kulm. Të ngresh zërin për këtë nuk është shpifje, është detyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy