Futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është vlerësuar me çmimin “Sportisti i Vitit 2025 i Bazelit”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Basler Sport-Champions 2025”, e mbajtur të hënën në St. Jakobshalle.
Sipas njoftimit të FC Basel 1893, Shaqiri u nderua për rolin e tij si kapiten dhe figurë qendrore e ekipit kampion, si dhe si lojtar nga rajoni. Përveç vlerësimit individual për Shaqirin, edhe skuadra kampione e FC Basel 1893 u shpall “Ekipi i Vitit 2025 i Bazelit”.
Klubi zviceran bëri të ditur se ky ishte një sukses i dyfishtë për FC Basel 1893 në këtë ceremoni vjetore sportive.

