Gacaferi i VV-së kërkon testim të asamblistëve në Junik për përdorim droge

by Nexhat

Lulzim Gacaferi nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar veprime të menjëhershme ndaj asamblistëve të Kuvendit Komunal të Junikut që sipas tij, mund të jenë vartës të substancave narkotike.

Ai ka shkruar në Facebook, se politika nuk duhet të jetë “rehabilitim për të dështuarit” apo “strehë për të varurit nga drogës”, por një hapësirë për përgjegjësi dhe vendimmarrje të kthjellët.

banner

“Vendimmarrja publike kërkon mendje të kthjellët, karakter të pastër dhe të fortë, si dhe përgjegjësi të lartë. Kush nuk i ka këto, duhet të largohet pa kushte”, ka shkruar Gacaferi, duke bërë thirrje që mekanizmat shtetërorë të bëjnë testim dhe verifikim të gjithë asamblistëve.

Ai ka potencuar se qytetarët nuk duhet të jenë peng i papërgjegjësisë dhe se asambleja duhet të mbetet “tempull i demokracisë dhe i interesit publik, jo strehë për papërgjegjshmëri dhe degradim institucional”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy