Policia bastis pronat e Arianit Sllamnikut, konfiskohen armë dhe medikamente

by informim peje

Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj Arianit Sllamnikut, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë kontrolluar pronat e tij, ku janë konfiskuar armë e medikamente.

banner

“Përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK”.

“Me qëllim të gjetjes dhe mbledhjes së provave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është ushtruar kontroll në pronat e të dyshuarit, ku prezent kanë qenë edhe inspektorët përkatës nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë asistuar hetuesit policorë për sa i përket medikamenteve farmaceutike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:Dy armë zjarri të gjata (me leje përkatëse). Dy armë zjarri te shkurtra (me leje përkatëse). Sasi e municionit dhe disa karikatorë të armëve.Medikamente të ndryshme. Libra protokolli si dhe Pajisje elektronike (shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa) etj.

I dyshuari, sipas policisë është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy