Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se sot qytetarët nuk e kanë nevojën më bazike; rrymën.
Ai ka thënë se Janina Ymeri nga LDK është paditur vetëm pse po tregon pse sot nuk ka rrymë.
“Për padinë që sindikata e KEK-ut ia bërë një koleges sonë, që ka me u certifiku deputete. Vetëm sepse ajo tregon pse Kosova s’ka rrymë e pse shpijat tona janë të ftohta. Komuna si Gjilani nuk ka rrymë, na sot nuk e kem nevojën elementare, që nuk është vetëm nevojë, por edhe siguri e jetë”, ka thënë ajo.

