Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 ka folur për rinumërin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas tij, fundi i muajit Janar vështirë se mund të jetë afati për përmbylljen e rinumërimit të votave, pasi ende kanë mbetur shumë kuti pa u rinumëruar. Tutje Cakolli tha se me këto pengesa, po hidhet hije e zeza mbi të gjithë procesin zgjedhor.
Sipas Eugen Cakollit, një përfundim më realist i këtij procesi mbetet fillimi i muajit shkurt
“Fundi i janarit është i vështirë i arritshëm, pasi kanë mbetur shumë kuti pa u rinumëruar. Kjo situatë i hedh hije të zeza procesit zgjedhor. Në fakt, fillimi i shkurtit është skenari më optimal për përfundimin e rinumërimit të votave,” tha Cakolli.

