Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Hargreaves shkroi në një postim në Facebook se Rugova ishte “udhëheqës dhe shtetar i zgjuar” dhe “vizionar i vërtetë”. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare që e ka mbështetur atë.
“Sot, u bashkova me presidenten Vjosa Osmani dhe kolegët diplomatikë në përkujtimin e 20-vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova, duke nderuar trashëgiminë e tij të qëndrueshme si një udhëheqës dhe shtetar i shquar. Ne e kujtuam atë si presidentin e parë të Kosovës dhe si një vizionar të vërtetë që udhëhoqi vendin dhe popullin e tij gjatë kohërave sfiduese. Ai njihet gjerësisht si arkitekti paqësor i pavarësisë së Kosovës, të cilën MB-ja është shumë krenare që e ka mbështetur”, shkroi ambasadori.

