Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump, ndodhet në Davos për Bordin e Paqes.
Nga atje, Osmani ka publikuar pamje këtë mëngjes.
Të mërkurën, Osmani njoftoi që vendi ynë do të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, pasi u ftua nga Trump.
“Me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”, tha Osmani për media.
Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”.
Bordi i Paqes, i themeluar në fund të vitit të kaluar sipas planit të Trumpit për Gazën, synon zgjidhjen e konflikteve globale

