Presidenti Donald Trump ka lavdëruar liderët që po përfaqësojnë shtetet pjesëmarrëse të Bordit të Paqes në një fjalim sot në Davos.
Trump u kthye kah ta dhe tha se i pëlqen të gjithë, duke thënë me shaka se gjithmonë ka dy-tre liderë që s’i pëlqen, po jo kësaj radhe.
“Shumë mirë, vërtet shumë mirë. Janë miq të mi. Le të shohim… po, secili prej tyre është mik i imi. Disa… le të shohim… disa i pëlqej, disa nuk i pëlqej. Jo, në fakt, në këtë grup, i pëlqej të gjithë pa përjashtim. A e besoni? Zakonisht kam rreth dy a tre që nuk i duroj. Zakonisht kam dy a tre që nuk i pëlqej. Nuk i shoh këtu lart. I pëlqej të gjithë këta njerëz. Jo, janë njerëz të mrekullueshëm. Janë udhëheqës të shkëlqyer. Dhe Bordi i Paqes përbëhet nga udhëheqës, në fakt nga top udhëheqësit”.

