Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes gjatë ceremonisë së udhëhequr nga presidenti Donald Trump.
Liderët e vendeve themeluese të këtij bordi kanë nënshkruar këtë dokumentë dy nga dy derisa Trump ishte në mes të tavolinës.
Osmani u thirr për të nënshkruar dokumentin bashkë me kryeministrin e Pakistanit, .

Gjatë kësaj ceremonie, Osmani u pa të bisedonte shkurt me Trumpin.

Fjalë ndërroi me Trumpin edhe kryeministri i Pakistanit dhe pastaj liderët vunë nënshkrimet e tyre mbi dokument.
Trump më pas nënshkroi edhe vetë rezolutën inauguruese për mandatin e Bordit të Paqes në Gaza, sipas rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Karta tani është në fuqi të plotë dhe Bordi i Paqes është tani një organizatë zyrtare ndërkombëtare.


