Reali “mbret” edhe në financa, ekipi më i pasur në botë, ndiqet nga Barça e Bayern, asnjë ekip italian në top-10

by Nexhat

Real Madrid mbetet klubi më i pasur në botë. Sipas raportit të bërë publik nga Deloitte, në sezonin e fundit 2024/25, Reali e mbylli me 1,161 miliardë euro fitim, me një rritje të ndjeshme në raport me vitin e fundit. Për herë të tretë radhazi, Real Madrid mbetet klubi më i pasur në botë, i ndjekur nga Barcelona.

Ekipi blaugrana fiton një pozicion në raport me një vit më parë duke mbyllur sezonin me 974, 8 milionë euro. Në vendin e tretë, si klubi me më shumë fitime renditet Bayern Munich me 860,6 milionë euro.

banner

Me 837 milionë euro, PSG renditet në vendin e katërt, me klubin francez që vijon të rritjen, por humbi një pozicion. PSG është ekipi i vetëm francez në top 20 vendet e para.

Interesant është fakti që Anglia nuk bën pjesë në podium, por nga vendi i 5-të deri në vendin e 10-të janë të gjitha ekipe angleze, Liverpool, Man.City, Arsenal, Man.United, Tottenham dhe Chelsea. Inter është ekipi italian me më shumë të ardhura sezonin e fundit, me ekipin zikaltër që renditet në vendin e 11-të

Klasifikimi vijon më pas me Borussia Dortmund, Atlético Madrid, Aston Villa, Milan, Juventus, Newcastle, Shtugard, Benfika e West Ham

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy