Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph i shoqëruar nga zv.ambasadori Christian Bottcher kanë vizituar katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveqan, Zubin-Potok dhe Mitrovicën e Veriut.
Në njoftim thuhet se ambasadori gjemran ka biseduar me kryetarët e rinj lidhur me sfidat aktuale dhe perspektiva e ardhshme.
“Si të gjitha komunat në Kosovë, jemi të gatshëm të shqyrtojmë së bashku ide për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Ambasadori Rainer Rudolph dhe zëvendësi Christian Böttcher vizituan Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën e Veriut. Një shkëmbim frytdhënës me kryetarët e sapozgjedhur dhe ekipet e tyre mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes. Theks kulturor: një vizitë e shkurtër në Manastirin e Devine Vodës”, njofton Ambasa Gjermane

