Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga

by Nexhat

Forma e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit në javët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re në Spanjë. Sulmuesi i Mallorcas është përfshirë zyrtarisht në listën e kandidatëve për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga, pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë janarit.

31-vjeçari kosovar ishte protagonist absolut në fitoren ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi tre gola dhe udhëhoqi skuadrën drejt një suksesi shumë të rëndësishëm në kampionat. Në total, Muriqi ka shënuar pesë gola në tri ndeshje gjatë këtij muaji, statistika që e bëjnë një nga sulmuesit më vendimtarë të momentit.

banner

Në garën për çmimin individual, ai konkurron me futbollistë të njohur si Marcos Alonso, Vladislav Vanat, Gonzalo Guedes dhe Aleksander Sorloth. Megjithatë, ndikimi i drejtpërdrejtë i Muriqit në rezultatet e Mallorcas e vendos atë mes favoritëve kryesorë.

Ky nominim konfirmon rëndësinë që Muriqi ka fituar në skuadër dhe në kampionatin spanjoll, duke dëshmuar se është një nga pikat më të forta të Mallorcas dhe një emër gjithnjë e më i respektuar në La Liga këtë sezon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy