Kryetari i Gjykatës Kushtetuese priti ambasadorin francez: Mbështetje e fortë për drejtësinë kushtetuese

by informim peje

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Gjatë takimit u diskutua për punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për sfidat me të cilat është përballur institucioni në realizimin e objektivave të tij gjatë vitit të kaluar.

banner

Kryetari Rexhepi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria franceze i ka dhënë Republikës së Kosovës në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit demokratik. Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me Këshillin Kushtetues të Francës, si dhe përkrahjen e dhënë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone gjatë vitit të kaluar.

Nga ana e tij, ambasadori Guérot konfirmoi se mbështetja për drejtësinë kushtetuese dhe forcimin e sundimit të ligjit mbeten prioritet i angazhimit të Francës në Republikën e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy