Kosova dhe Serbia pajtohen për funksionalizimin e Komisionit për të pagjeturit, Bislimi: Në javët në vijim takohen zëvendësit

by Nexhat

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur gjatë luftës në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Arritëm përfundimisht ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur. Mbetet që në javët në vijim të takohen zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para të punës së Komisionit të përbashkët”, ka deklaruar Besnik Bislimi në fund të takimit.

banner

Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.

Takimi trepalësh zgjati shumë shkurt dhe shërbeu vetëm për formalizimin e marrëveshjes, ka raportuar RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy