Sigal Prishtina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, pavarësisht humbjes 74:69 ndaj Vëllaznimit, të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese çerekfinale të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja mes skuadrës prishtinase dhe asaj gjakovare ka qenë shumë e fortë dhe është vendosur vetëm në sekondat e fundit, por fitorja nuk i ka mjaftuar skuadrës gjakovare për të avancuar tutje. Vendimtar ka qenë rezultati i ndeshjes së parë, të cilën Sigal Prishtina e kishte fituar 82:68 në palestrën “Shani Nushi”, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm më të mirë.
Ndërkohë, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Bashkimi, i cili eliminoi GO+ Pejën.

