Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsej 63 aksidente trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër i aksidenteve, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 41 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia rrugore, në kuadër të aktiviteteve të saj për rritjen e sigurisë në komunikacion, ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 696 gjoba kundërvajtëse ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

