Intervistimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Prizren po vazhdojnë. Në to janë përfshirë të gjithë komisionerët, përfshirë ata nga partitë kryesore: LVV, PDK, LDK dhe AAK.
Raportohet se disa persona janë ndaluar, por ende nuk ka vendime të shkruara për asnjë prej tyre që të regjistrohen me numër të saktë.
Hetimi vijon nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, ndërsa pritet të mblidhen prova dhe të identifikohen personat përgjegjës.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

