Jashari e pret në takim shefen e veteranëve të SHBA-së

by Nexhat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zyrtar Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme e Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve, dhe Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s, si dhe për mbështetjen amerikane në ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, duke përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët strategjikë.

banner

Gjeneral Jashari vlerësoi gjithashtu roli i rëndësishëm i organizatës VFW në mbështetje të pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe respektin që ofrohet ndaj veteranëve që kanë shërbyer në konflikte të ndryshme, përfshirë Kosovën.

Në përfundim, të dyja palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe riafirmuan gatishmërinë e VFW-së për të mbështetur FSK-në në këtë fushë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy