Prishtina do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030, edicioni i XXI-të i këtij eventi madhor sportiv, që do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.
Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrja e mbi 3 500 sportistëve nga 26 shtete të rajonit mesdhetar, të cilët do të garojnë në 33 sporte të ndryshme.
Garat e lundrimit do të mbahen në Durrës, i cili do të shërbejë si qytet bashkëorganizator në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri të nënshkruar në dhjetor 2024. E drejta e organizimit iu dha Kosovës më 8 shtator 2023 në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Heraklion, duke shënuar herën e parë që vendi pret një ngjarje sportive të këtyre përmasave që nga anëtarësimi në IOC në vitin 2014.
Projekti konsiderohet më i madhi sportiv në historinë e Kosovës dhe shoqërohet me investime të mëdha infrastrukturore, të udhëhequra nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës

