Interi fiton me rezultat tenistik ndaj Pisas, shkëputet në kreun e tabelës

by Nexhat

Interi përmbysi një disavantazh prej dy golash ndaj Pisës në shtëpi dhe fitoi 6-2 në Serie A, me gjashtë shënues të ndryshëm.

Pisa kaloi në avantazh 2-0 brenda 23 minutave me dy gola nga Stefano Moreo, por Interi reagoi shpejt dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

banner

Piotr Zielinski shënoi nga penalltia, më pas Lautaro Martínez barazoi me kokë, ndërsa Pio Esposito e kaloi Interin në avantazh para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Federico Dimarco shënoi një gol spektakolar, Bonny realizoi golin e pestë dhe Henrikh Mkhitaryan vulosi rezultatin 6-2 me golin e tij të parë në Serie A pas më shumë se një viti.

Me këtë fitore, Interi shkëputet 6 pikë para Milanit në krye të tabelës, edhe pse Milani ka një ndeshje më pak për të luajtur ndaj Romës të dielën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy