Kosovarët mbetën grupi kryesor i turistëve në Shqipëri edhe gjatë 2025, dukë shënuar 4.66 milionë hyrje. Pesha e tyre ndaj totalit prej 12.4 6 milionë hyrje ishte 37.4 për qind, duke treguar edhe një herë kontributin që ka turizmi patriotik në këtë sektor në vend.
Të dhënat zyrtare të grupeve që kanë vizituar Shqipërinë sipas Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga a INSTAT tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i rëndësishëm me 1.29 milionë hyrje në vitin që lamë pas.
Kjo shënon një rritje 3.17 për qind në raport me vitin 2024. Ajo që vihet re është një ngadalësim i theksuar i rritjes së këtij grupi pasi në 2024 krahasuar me 2023 rritja ishte 31.5 për qind. Turoperatorët thanë gjatë 2025-ës se një zbehje e italianëve sidomos gjatë verës ishte e dukshme dhe kjo lidhej me faktin që ata nuk e konsideronin më Shqipërinë një vend të lirë për pushime.
Shtrenjtimi i disa rajoneve ku ky grup u përqendrua për pushime siç ishte pjesa e Jugut të Shqipërisë bëri që shumë prej tyre të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacion.

