Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për verifikim.
Deri më tani, rinumërimi është përmbyllur në 22 komuna. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 24 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar mbi 58 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,500 nga gjithsej 2,557 vendvotime.

