PRIZREN/ Katër të mitur e fusin një person në veturë dhe i shkaktojnë lëndime- ky dyshohet të jetë motivi

by Nexhat

Policia ka njoftuar se disa persona të dyshuar në Prizren e kanë futur një person në veturë dhe e kanë liruar pas një ore.

Viktima ka pasur lëndime të dukshme.

banner

Katër të dyshuarit janë arrestuar.

“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA- Piranë, Prizren / 24.01.2026-11:52. Katër persona të dyshuar-të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturën e tipit Seat (me targa vendore) viktimën  mashkull kosovar, pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja. Të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy