Grand Slami i parë i vitit në tenis, Australian Open ka hyrë në fazë më të nxehtë të saj.
Numri 1 i botës dhe njëri nga favoritët kryesor për titullin, Carlos Alcaraz ka arritur të kaloj në çerekfinale, pas fitorës bindëse 3-0 në sete ndaj Amerikanit, Tommy Paul.
Po ashtu, spanjollit i është bashkangjitur tenisti më i mirë gjerman, Alexander Zverev i cili mposhti argjentinasin, Francisco Cerundolo 3-0, për të arritur çerekfinalen e 5-të në AO.
Alcaraz po ndjek titullin e parë në Australi për ta kompletuar koleksionin e të gjithë Grand Slameve, derisa Zverev është ende në kërkim të titullit të parë Grand Slam.

