Van Dijk flet hapur për të ardhmen e Robertson: Dua që të qëndrojë te Liverpooli

by Nexhat

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur hapur dëshirën që Andy Robertson të vazhdojë karrierën e tij në “Anfield”, mes spekulimeve në rritje për një largim të mundshëm drejt Tottenhamit.

Ditët e fundit, mediat angleze raportuan se Tottenham ka hapur bisedime me Liverpoolin për transferimin e mbrojtësit të majtë skocez, kontrata e të cilit skadon në verë. Megjithatë, Van Dijk e konsideron Robertsonin një pjesë kyçe të skuadrës.

banner

“Ai është zëvendëskapiteni im. Robbo është një anëtar shumë i rëndësishëm i ekipit dhe unë dua që ai të qëndrojë. Çfarëdo që të ndodhë, do ta shohim,” u shpreh Van Dijk.

Robertson iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Hull City për vetëm 8 milionë funte, gjatë epokës së Jurgen Klopp, dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 364 ndeshje me fanellën e “The Reds”. Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar nëntë trofe, përfshirë dy tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk është më zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes, duke nisur vetëm katër ndeshje në Premier League këtë sezon. Kjo situatë ka bërë që Robertson të shqyrtojë opsione të reja, me synimin për të pasur më shumë minuta në fushë.

I pyetur nëse pret që Robertson të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Qarabag të mërkurën, Van Dijk u përgjigj shkurt:

“Kjo nuk varet nga unë, apo jo?”

Ndërkohë, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, refuzoi të komentojë mbi çështjen e transferimit të zëvendëskapitenit, duke mbajtur linjën e zakonshme të klubit.

“E dini tashmë përgjigjen time. Nuk flasim për transfere në publik,” deklaroi Slot.

E ardhmja e Andy Robertson mbetet e paqartë, ndërsa ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të sjellin zhvillime të reja. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy