“Skifteri K1” u promovua me video të një kompanie kineze, dy firmat kosovare kanë veç një punëtor

by Nexhat

Dyshimet se dy kompani nga Gjilani mashtruan me prodhimin e një droni kamikaz vazhdojnë të rriten. Videoja e publikuar nga kompanitë kosovare, ku thuhet se droni “Skifter K1” goditi cakun në mbi 1000 km largësi, është e një kompanie kineze, që e ka përdorur më parë për të promovuar fluturaken e saj. Ekspertë të aviacionit ushtarak e shohin të pamundur prodhimin e dronëve nga dy kompani, që bashkë numërojnë tre veta, përfshirë pronarët.

Një nga videot që pronari i “Future Minds Academy” ka përdorur për ta promovuar dronin “Skifteri K1” dyshohet se i përket një fluturakeje të prodhuar në Kinë.

banner

Videoja që e ka postuar në Facebook Ridvan Aliu, pronar i “Future Minds”, është copëz e videos së prodhuesit “Hinaray”, që promovon dronin H70P dhe kompania kineze e ka publikuar tri ditë para tij.

Ekspertët ushtarakë nuk e besojnë si të mundur që kompanitë në Kosovë t’i kenë kapacitetet njerëzore e profesionale për të ndërtuar dronë në këtë moment.

E dy kompanitë që u bashkuan për të prodhuar dronin e pretenduar, në ATK kanë veç një punëtor të lajmëruar./Koha.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy