Juventusi e ‘shkatërron’ kampionin në fuqi, Napolin

by Nexhat

Juventusi e ka ‘shkatërruar’ Napolin, duke marrë një fitore të madhe prej 3-0.

Në kuadër të xhiros së 22-të, Juventusi fitoi 3-0 ndaj Napolit në “Allianz Stadium”, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Ishte Jonathan David që hapi serinë e golave në ndeshje, në minutën e 22-të, pas një tollovie në mbrojtjen e Napolit.

Me rezultatin prej 1-0 u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht ishte Kenan Yildiz që dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 77-të, duke finalizuar me qetësi asistimin e Fabio Mirettit.

Nëntë minuta më vonë, Filip Kostic shënoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar të takimit prej 3-0.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në pozitën e pestë me 42 pikë të tubuara, dhjetë më pak se Interi që zë vendin e parë.

Ndërkohë, Napoli mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, me këtë pozitë do i rrezikohet në rast fitoreje të Romës ndaj Milanit, takim që nis nga ora 20:45 sonte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy