Ministria e Financave: Të gjitha pagesat prej 100 eurosh për studentë u ekzekutuan, ata që s’i përmbushën kriteret janë njoftuar

by Nexhat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi studentët se “pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues”.

Ministria thotë se i kreu edhe “pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë”.

banner

“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova”, thuhet në njoftim.

Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria sugjeron të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:

“Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin: [email protected]. Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin: [email protected]”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy