Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dhe kapur këtë person: Dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Malishevë

by Nexhat

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur një person të kërkuar për vjedhje.

Policia e Gjakovës tha se stacioni policor në Malishevë po synon ta identifikojë dhe ta kapë një person i cili dyshohet se më 8 janar kreu një vjedhje në një qendër tregtare.

banner

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Personi i dyshuar dyshohet se më datë 08.01.2026, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “Vjedhje”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar”, thotë Policia.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, Policia i ftoi të gjithë qytetarët që, “nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë dhe video-incizimin e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës”.

Kontaktimi me Policinë mund të bëhet përmes “numrit emergjent 192, stacionit policor më të afërt, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”.

“Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy