Aksioni i Prokurorisë Speciale në “Eko Regjioni” në Prizren: Dy të arrestuar, konfiskohen armë, kontrata dhe para

by informim peje

Gjatë aksionit të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni” në Prizren, ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve në banesat e të dyshuarve dhe në ndërmarrjen publike janë konfiskuar kontrata, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy laptopë dhe para.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

banner

“Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe një biznes privat. Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) që ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy laptopë, para, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit në aksionin e djeshëm janë A.G. dhe R.Z.

A.G. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa R.Z. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”, nga neni 415, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy