Profesori Blerim Latifi ka thënë se çështja e dronëve të prodhuar në Gjilan është një simptomë e një shoqërie që prapambetjen e saj reale teknologjike dhe kulturore përpiqet ta kompensojë përmes fantazive qesharake e vetë-mashtruese, të sajuara nga imagjinata provinciale.
“Ky budallallëku i fundit për “dronët e prodhuar në Gjilan” është simptomë e një shoqërie që prapambetjen e saj reale teknologjike dhe kulturore përpiqet ta kompensojë përmes fantazive qesharake e vetë-mashtruese, të sajuara nga imagjinata provinciale. Dhe kjo imagjinatë teknologjike provinciale ka një histori të gjatë dhe shumë të pasur në këto troje.”
Ai ka treguar një ngjarje që ka ndodhur në Rezallë të Skenderajt.
“Në Drenicë ende tregohet fantazia e disa fshatarëve të Rezallës, të cilëve, kur e panë trenin e vënë në qarkullim në linjën Mitrovicë–Shkup në vitin 1873, u shkrepi ideja se edhe ata mund ta ndërtonin një tren të atillë në katundin e tyre.”

