Rreth 50 komisionerë po merren në pyetje- Vazhdon intervistimi i të dyshuarve për manipulim votash në Malishevë

by Nexhat

Në stacionin policor të Gjakovës po vazhdon të merren në pyetje rreth 50 komisionerët e Malishevës në lidhje me manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetoriT.

Në oborrin e këtij stacioni, shihen edhe veturat e policisë dhe zyrtarë policorë.

banner

Ndërkohë që gjatë ditës Ekonomia ka raportuar edhe për ndalimin tashmë të 18 komisionerëve, por që edhe më tej të tjerët po merren në pyetje.

Ndërsa aksioni për Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Gjakovës aksionin për manipulim të votave nis mëngjesin e sotëm.

E të premten që lamë pasë një aksion rreth po të njëjtës çështje u zhvillua në Prizren ku nga 109 të ndaluar, ndaj 23 personave u caktua masa e paraburgimit. /eo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy