Australian Open/ Sinner-Djokoviç në gjysmëfinale, italiani kalon lehtë Shelton, serbi me fat ndaj Musetti-t

by Nexhat

Australian Open po konfirmon pritshmëritë, me katërshen më të fortë të renditjes ATP që siguron një vend në gjysmëfinale. Jannik Sinner vazhdon rrugëtimin e tij të shkëlqyer në Melbourne dhe mposht pa probleme Ben Sheltonin në çerekfinale, me shifrat 6-3, 6-4, 6-4 pas 2 orësh e 23 minutash lojë. Numri dy i botës kontrollon ndeshjen nga fillimi në fund dhe konfirmon formën e shkëlqyer, duke humbur vetëm një set në gjithë turneun deri tani. Në gjysmëfinale, italiani do të përballet me Novak Djokovic.

Nga ana tjetër, fati i keq godet sërish Lorenzo Musettin. Tenisti toskan ishte protagonist i një ndeshjeje të jashtëzakonshme ndaj Djokovic-ut dhe udhëhiqte me dy sete 6-4, 6-3, por u detyrua të tërhiqej në setin e tretë për shkak të një problemi në këmbë, kur rezultati ishte 3-1 për serbin. Një tjetër ndalesë e dhimbshme në një turne Grand Slam për Musettin, që po dominonte ndeshjen para dëmtimit.

banner

Kështu, deri tani nuka ka surpriza në Melbourne: në gjysmëfinale do të përballen Djokovic kundër Sinner dhe Alcaraz ndaj Zverev, ndërsa turneu vazhdon të ofrojë përballjet më të mëdha të tenisit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy