Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit, pas vendimit të KQZ-së që një procesi të tillë t’i nënshtrohen të gjitha vendvotimet në nivel të vendit, pas parregullsive të evidentuara pas vendimit për rinumërim të pjesshëm,
Sipas burimeve të Express brenda QNR-së, tashmë është duke vazhduar rinumërimi në qytetin e Pejës. Sipas të dhënave në faqen e KQZ-së, në komunën e Pejës janë rinumëruar rreth gjysma e vendvotimeve, apo 61 nga 139 vendvotime.
Sipas rezultateve të publikuara, ish-kandidatit për kryetar komune, Tualant Kelmendit, i janë hequr 410 vota.
Pas Pejës, pritet të numërohen edhe disa kuti të tjera, derisa rinumërimi për komunën e Podujevës pritet të rifillojë sonte pas orës tetë të darkës.
Procesi i rinumërimit të votave në Podujevë kishte ngecur pas nisjes së procesit të rinumërimit dhe aktualisht në këtë komunë janë rinumëruar vetëm 18 vendvotime nga 110 gjithsejtë.
Nga këto pak vendvotime të rinumëruara në Podujevës, ministrit Ejup Maqedonci i janë hequr 286 vota derisa kandidatit tjetër për deputet, Vendenis Lahut, 257 vota.


