Visar Bekaj prezantohet te Tirana

by Nexhat

Portieri i tretë i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer te skuadra e Tiranës, pas përfundimit të aventurës në futbollin turk.

Pas një periudhe si lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me klubin turk, Hatayspor, 28-vjeçari prishtinas ka vendosur të kthehet në ambientin ku kaloi vitet më të suksesshme të karrierës së tij. Bekaj ishte pjesë e ‘bardhebluve’ nga viti 2020 deri në vitin 2023, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të skuadrës dhe një nga portierët më të vlerësuar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

banner

Bekaj, i cili u rrit dhe u afirmua te skuadra e Prishtinës, ka nënshkruar kontratën e re me klubin kryeqytetas, duke synuar të ndihmojë Tiranën në objektivat e saj për kreun e tabelës. Gjatë qëndrimit të parë te Tirana, Bekaj fitoi titullin kampion dhe u shqua për sigurinë e dhënë në portë.

Përveç karrierës në nivel klubesh, Visar Bekaj mbetet një emër konstant edhe në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda. Deri më tani, ai numëron dhjetë paraqitje me fanellën e “Dardanëve”, ku kryesisht ka shërbyer si zgjedhje e dytë apo e tretë, por gjithmonë duke treguar gatishmëri dhe profesionalizëm.

Me këtë lëvizje, Bekaj synon të ketë minuta më të mjaftueshëm në fushë për të mbajtur formën e lartë dhe për të mbetur në planet e kombëtares për sfidat e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy